Hapësire reklamuese

Bota

Shtëpia e Bardhë: Irani po i dërgon dronë të armatosur Rusisë

Shkruar nga Newsbomb
Shtëpia e Bardhë: Irani po i dërgon dronë të armatosur

Shtëpia e Bardhë në SHBA thotë se Rusia po i kërkon Iranit ta furnizojë me qindra mjete ajrore, përfshi edhe dronë të aftë për të kryer sulme, të cilat do të përdoren në luftë në Ukrainë.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan tha se ishte e paqartë nëse Irani i kishte ofruar Rusisë ndonjë nga sistemet pa pilot, por tha se SHBA-ja ka “informacion” që tregon se Irani po përgatitet të trajnojë forcat ruse për t'i përdorur ato brenda këtij muaji, raporton Associated Press.

“Informacionet tona tregojnë se qeveria iraniane po përgatitet t'i sigurojë Rusisë deri në disa qindra UAV, duke përfshirë UAV-të e aftë për sulme në një afat kohor të përshpejtuar,” u tha ai gazetarëve këtë të hënë.

Sullivan tha se avancimi i Rusisë në Lindje të Ukrainës dhe bombardimet e shumta ruse në këtë rajon, patën kosto për Rusinë, atë të ruajtjes së armëve të veta.

Deklarata e Sullivan vjen në prag të udhëtimit të Presidentit Joe Biden në Izrael dhe Arabinë Saudite, ku programi bërthamor i Iranit dhe aktivitetet malinje në rajon do të jenë një temë kryesore e diskutimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu