Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Shtëpia e Bardhë fushatë me influencuesit në TikTok, Youtube dhe Twich për të bindur të rinjtë të vaksinohen

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Numri i atyre që hezitojnë të marrin vaksinën kundër koronavirusit mbetet i lartë në SHBA, e madhe vijon të jetë edhe sasia e informacionit të rremë që qarkullon në rrjetet sociale.

E mes skeptikëve ka edhe shumë të rinj e të reja. Ndaj Shtëpia e Bardhë në SHBA ka vendosur të bashkojë forcat me “influencuesit” e rrjeteve sociale për të bindur sa më shumë persona nën moshën 30-vjeç që të vaksinohen.

Presidenti amerikan Joe Biden do të deklaronte disa ditë më parë se “pandemia ekziston mes të pavaksinuarve”.

Mbi 50 kontrata me influencues në Tik Tok, Twich dhe Youtube, personazhe që kanë qindra-mijëra ndjekës, janë nënshkruar mes tyre dhe qeverisë amerikane.

Qëllimi është të rrisin ndërgjegjësimin nga moshat 12 në 18-vjeç.

Por edhe pushtetet lokale kanë ndërmarrë nisma të ngjashme, duke i ofruar në disa raste të rinjve me qindra-mijëra ndjekës në rrjetet sociale deri në 1 mijë dollarë në muaj.

Edhe Olivia Rodrigo, këngëtarja 18-vjeçare iu bashkua kësaj nisme rreth një muaj më parë, kur ajo vizitoi Shtëpinë e Bardhë dhe realizoi një video me kryevirologun amerikan Anthony Fauci.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img