Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
21 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Shtëpia Botuese “Albas’’ e kontraktuar nga Nikolla paralajmëron për gjyq portalin ‘Exit.al’’

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shtëpia Botuese ‘’Albas’’, kompani që merret me publikimin e teksteve shkollore paralajmëron se do të hedhë në gjyq portalin ‘’Exit.al’’, pas shkrimeve që ky portal bëri për konflikt interesi.

Ditë më parë portali shkroi për çështjen e teksteve dixhitale që do të përdoren nga nxënësit e 60 shkollave në vend, të cilat janë përcaktuar si shkolla dixhitale në kuadrin e një programi pilot për futjen e shkollimit përmes teknologjisë dixhitale.

Portali ngriti dyshime për favorizime apo parregullsi në proces, ku vinte në dyshim veprimet e Ministrisë së Arsimit.

Por Shtëpia Botuese ‘’Albas’’ ka hedhur në gjyq portalin.

Sipas ‘’Exit.al’’ Albas kishte përfituar nga një ndryshim i pajustifikuar i kritereve të konkurimit nga Ministria e Arsimit, ndryshim i cili lejoi që për variantin dixhital të konkuronin edhe tekstet që nuk ishin përzgjedhur në variantin e shtypur.

Sipas tyre Albas kishte dalë fituese nga konkurimi për, pothuajse, të gjitha lëndët që kishte konkuruar, madje për disa lëndë si tekst i vetëm i përzgjedhur nga ministria. Po ashtu, informonte se tekstet dixhitale ishin vendosur të përdoreshin edhe nga klasa që nuk janë pjesë e programit pilot të shkollimit dixhital, që do të thotë se botuesit do të shesin më shumë tekste të tilla edhe pse mësuesit jashtë programit pilot mund të mos jenë të aftësuar me këtë mënyrë të re mësimdhënie.

‘’Por pak orë pas botimit të artikullit tonë reagoi kompania Albas, e cila me anë të një mesazhi elektronik, na njoftoi të shtunën paradite se ajo do të dorëzojë kundër nesh “në Dhomën Penale të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë një kërkesë për shqyrtimin e veprës penale të shpifjes, që redaksia [jonë] ka konsumuar në shkrimin ‘Vera klienteliste e teksteve shkollore dixhitale’, shkrim i cili ndikon negativisht në imazhin e Sh. B. Albas dhe i shkakton asaj një dëm ekonomik të konsiderueshëm.”, jep detaje portali.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img