Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ishte gati për "shtëpi bari"? "Dimri i fundit" në Gjirokastër prangos 62 vjeçarin, në shtëpi i gjenden armë dhe pajisje për hashashin

Shkruar nga Newsbomb
Ishte gati për "shtëpi bari"? "Dimri i fundit"

Një 62 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Gjirokastër, pasi i janë gjetur dy armë zjarri dhe pajise që shërbejnë për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura. Megjithatë, blutë e qytetit jugor nuk kanë gjetur asnjë rrënjë kanabis nga kontrollet në shtëpinë e këtij Maliq Skënderit.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë policore se shtetasi Maliq Skënderi dispononte armë zjarri dhe mjete të teknologjisë së lartë që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, shërbimet e Policisë kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "LAST WINTER", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Maliq Skënderi, 62 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekustruar 2 armë zjarri pistoleta, 10 krehra, 157 fishekë dhe pajisje që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, si: 26 përforcues energjie elektrike, 2 filtra që shërbejnë për pastrimin e ajrit, 7 tuba që shërbejnë për ventilimin e ajrit, llamba dhe projektorë që shërbejnë për transferim nxehtësie, 4 ngrohëse me gaz dhe pajisje të tjera elektrike.

Gjithashtu, në banesën e këtij shtetasi u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet në ngarkim të shtetasit Maliq Skënderi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Përdorimi i paligjshëm i teknologjisë së lartë" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese