Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Shtëpi bari” në Shkodër, policia sekuestron 100 kg kanabis, shoqërohen 15 persona

Shkruar nga Newsbomb
“Shtëpi bari” në Shkodër, policia sekuestron 100 kg

Një “shtëpi bari” është zbuluar ditën e sotme në zonën e Bardhajve të Shkodrës.

Bëhet me dije se gjatë një operacioni policia ka zbuluar një ambient që nëpërmjet llampave kultivohej kanabis.

Mësohet se lënda narkotike e gjetur në banesë ishte në procesin e tharjes dhe mbledhjes. Policia e ka zbuluar këtë nëpërmjet faturës së lartë të energjisë elektrike, shkruan "ora news".

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se janë sekuestruar rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis sativa, si dhe janë shoqëruar në polici 15 persona.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese