Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
100 %
1kmh
40 %
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
16 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

“Shtëpi bari” me 250 mijë paund hashash, shtatë shqiptarët dënohen me 19 vite burg: Ishim keq për para (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shtatë të rinj nga Shqipëria janë burgosur për një total prej 19 vitesh burg, pasi policia zbuloi një “shtëpi bari” ku ata punonin. Në Gjykata, u tha se në shtëpi ishin kapur më shumë se 1 mijë rrënjë hashash me vlerë totale 253 mijë paund, raportojnë mediat vendase.

Oficerët e Policisë së vendit ishullor kishin dyshuar kur kishin kaluar me makinë pranë një ndërtese dhe era e hashashit ishte shumë e fortë. Pas kontrollit, shtatë të rinjtë nga Shqipëria u kapën në një “shtëpi bari” njëkatëshe ku rrisnin bimët.

Dje, më 16 mars Gjykata “Hamilton Sheriff” dha dënimet respektive për shtatë shqiptarët. Punëtorët pranuan prodhonin kanabis dhe nuk kishin role “menaxheriale” por ishin vetëm “kopështarë”. Sherifi John Speir tha se pavarësisht kësaj, të rinjtë ishin përfshirë në një “ndërmarrje të rëndë kriminale”.

Gjykata dëgjoi se shtatë burrat u kapën nga paniku dhe u përpoqën të arratiseshin kur policia mbërriti në shtëpi njëkatëshe. Katër u gjetën në papafingo, ndërsa dy u ngjitën në çati, por u kapën shpejt. Avokatët e të akuzuarve thanë se të rinjtë kishin shkuar në Skoci për punë legjitime.

  1. Bledar Dafa, 43 vjeç  – I dënuar me tre vite burg
  2. Sebastian Gjorolumi, 22 vjeç  – I dënuar me tre vite burg
  3. Zamir Cela, 31 vjeç  – I dënuar me tre vite burg
  4. Elmi Vrapi, 31 vjeç  – I dënuar me 2 vite e 8 muaj burg
  5. Fjoralb Qosja, 27 vjeç  – I dënuar me 2 vite e 8 muaj burg
  6. Amarildo Kodra, 26 vjeç  – I dënuar me 2 vite e 8 muaj burg
  7. Brandi Dafa, 21 vjeç  – I dënuar me 2 vite burg

Diarmid Bruce, avokati i Fjoralb Qosjas, tha se ai ishte “mashtruar” për natyrën e punës që i ishte ofruar, por pranoi të përfshihej në kultivimin e kanabisit pasi ishte në një situatë “të dëshpëruar” financiare, transmeton newsbomb.al. Afërsisht të njëjtën gjë ka thënë dhe avokati i Amarildo Kodrës.

Sipas tij, 26 vjeçari ishte shpërngulur nga Londra pasi kishte mbetur i pastrehë. “Ai kishte punuar në Uddingston për jo më shumë se një ditë dhe nuk kishte marrë asnjë pagesë kur mbërriti policia. Atij thjesht i ishte ofruar një çati mbi kokë”, u shpreh avokati i Kodrës, Ian Brechany.

Përveç burgosjes së shtatë të rinjve nga Shqipëria, Sherif Speir urdhëroi konfiskimin e bimëve dhe rreth 5,000 paund para cash të sekuestruara nga policia. Dënimet kanë nisur të aplikohen që nga shkurti i vitit të kaluar pasi shqiptarët kanë qenë në paraburgim që atëherë.

Më shumë




spot_img








spot_img