Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Shtëpi bari” dhe arsenal armësh në Shijak, lihet në burg Fredi Krasniqi, i vëllai rezulton në ITALI

Shkruar nga Newsbomb
“Shtëpi bari” dhe arsenal armësh në Shijak, lihet

Gjykata e Durrësit ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Fredi Krasniqin, një prej vëllezërve të arrestuar pas operacionit në Shijak, ku u zbuluan një shtëpi bari dhe arsenal armësh. Ndërkohë është shpallur në kërkim vëllai tjetër, Selman Krasniqi, i cili sipas sistemit TIMS ndodhet në Itali.

Kujtojmë se Megaoperacioni “Krahët e krimit”  zbuloi të martën pas një hetimi prej më shumë se tre muaj se në një vilë 4-katëshe kultivohej bimë narkotike. Banesa në pronësi të vëllezërve Fredi dhe Selman Krasniqi, dy katet i kishte për kultivim të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në këto dy kate, u gjetën dhe u sekuestruan 444 bimë narkotike kanabis, 222 llamba elektrike dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Ndërkohë në një ambient me mur të dyfishtë policia ka gjetur një arsenal armësh konkretisht 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Hetuesit kanë dyshime të forta se pas këtij aktiviteti është i përfshirë një grup i strukturuar kriminal që operon në këtë zonë. Mësohet se janë të paktën 6 persona të tjerë të përfshirë në këtë grup, të cilët po mbahen në vëzhgim, identiteti i të cilëve mbahet i fshehtë për shkak të hetimeve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese