Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shtëllungat e tymit mbulojnë Lushnjën, qytetarët evakuohen me vinç nga "Metropoli"

Shkruar nga Newsbomb

Qendra tregtare "Metropol" në qendër të Lushnjës vijon të jetë e pushtuar nga flakët e zjarrit që kanë rënë një orë e 30 minuta më parë. Siç shihet dhe nga pamjet, shtëllungat e tymit që dalin nga ndërtesa 9-katëshe kanë mbuluar gjithë zonën.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme "Shqiponja" kanë shkuar në vendngjarje dhe po marrin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qendrën tregtare. Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbështetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit", njoftoi Policia.

Lexo edhe: Qendra tregtare në Lushnjë përfshihet nga flakët, evakuohen klientët dhe punonjësit

Zjarri është konstatuar rreth orës 14:40 në Qendrën Tregtare "Metropol" dhe vijon dhe aktualisht.

Një numër i madh autoambulancash kanë shkuar me shpejtësi drejt vendit të ngjarjes dhe kanë dërguar në spital qytetarët që kanë qenë në ambientet e brendshme të qendrës, të cilët kanë pasur kryesisht probleme me frymëmarrjen.

Ndërkohë, ekipe zjarrfikëse nga Fieri dhe Patosi janë nisur drejt Lushnjës, në ndihmë të ekipeve lokale. Për shkak se këto mjete zjarrfikëse nuk kanë pasur autoshkallë, në ndihmë ka shkuar një kompani private me kamion me vinç.

Banoret qe jetojne ne apartamentet ne katet e siperme te qendres tregtare evakuohen me vinç Banoret qe jetojne ne apartamentet ne katet e siperme te qendres tregtare evakuohen me vinç

Banorët dhe qytetarët që ndodheshin në katet e sipërme, janë marrë nga ballkonet me vinç dhe janë zbritur në tokë.

Zjarri ka rënë fillimisht në katin e tretë dhe për shkak të ambientit të mbyllur, tymi është përhapur në ambientet e brendshme, duke përfshirë katet ku janë bizneset dhe apartamentet e banimit. Megjithatë, deri tani nuk raportohet për viktima.

Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë ndonjë shkëndijë elektrike në ndonjë nga bizneset e shumta që veprojnë brenda qendrës tregtare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese