Hapësire reklamuese

Showbiz

Shtatzënë për herë të parë, Dojna Mema me videon e ëmbël zbulon gjininë e bebit

Shkruar nga Newsbomb
Shtatzënë për herë të parë, Dojna Mema me videon e

Moderatorja Dojna Mema është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin e saj, këngëtarin Vlashent Sata.

Lajmin e bëri me dije vetë moderatorja me anë të një postimi në rrjetet sociale pak ditë më parë, teksa postoi një video me barkun e rrumbullakosur.

Sot, me një tjetër video të bukur, moderatorja ka zbuluar gjininë e bebit. Ajo së bashku me Vlashentin plasin tullumbacen e zezë nga ku dalin disa tullumbace më të vogla blu, duke treguar kështu se moderatorja dhe këngëtari do bëhen prindër të një djali.

“Qe tani e imagjinoj kapitullin e ri te jetes sime ku pasi te kem shkelur çdo Lego neper shtepi dhe te di gjithçka mbi “Minecraft”, ai do me thote : O ma je me e bukura! E ça ti thuash pastaj? Mblidh legot”, shkruan dojna në postimin e saj teksa e shoqëron me një zemër blu.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll