Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shtatori i ethshëm i qeverisë/ Kush janë ministrat e përfolur për t’u larguar nga kabineti

Shkruar nga Newsbomb
Shtatori i ethshëm i qeverisë/ Kush janë ministrat e

Nga Newsbomb.al

Nuk është filmi që dimë të gjithë, ai i vitprodhimit 1976, me Kadri Roshin, Reshat Arbanën, Roza Anagnostin, teksa një agjent i huaj (Sami Ameni), zbriti në aeroportin e Rinasit të Shqipërisë komuniste, për t’i dhënë jetë fijeve dhe planit angloamerikan. Kësaj here, ndonja 47 vjet më vonë, agjenti anglez (Tony Blair) zbriti në aeroportin e Himarës, për të krijuar bashkë me “Marko Rovinën” një qeveri tjetër shqiptare, me shpresën se nuk po i sheh syri i “xhandarit ndërkombëtar”. Nuk beson askush që “agjenti” Blair erdhi për të bërë thjesht plazh në Himarën e Shqipërisë, në të njëjtën kohë që grekët e “Fredi Bejlerit” e pretendojnë si tokë të tyren, në periudhën e demokracisë. Në Vlorë (Dhërmi) erdhi edhe Giorgia Meloni e Italisë, e gënjyer përkohësisht si shoqja Besa, nga hiletë e turizmit tonë të ofruara nga “Marko Rovina”.

Le të presin edhe pak, pa u prerë fijet e Qeverisë shqiptare. Çfarë është qeveria?...sipas enciklopedisë së lirë

Wikipedia: Qeveria është struktura administrative që drejton një shtet. Përbëhet nga anëtarë të zgjedhur nga Kryeministri. Asnjë shtet nuk mund të funksionojë pa qeverinë e tij dhe administratën përkatese, e cila zbaton ligjet. Në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave gjendet një hyrje e bukur me shkrim piktoresk: Qeveritë mbahen mend për udhëheqësit e tyre dhe kursin që kanë vendosur ata gjatë kohës kur kanë drejtuar vendin. Bukur! Më pas renditen qeveritë nga e para tek e fundit

Plot 11 Burrra në Qeverinë e Parë. Plot me 12 Gra, në të fundit. Po të kërkohet në botën Orëelliane një neologjizëm shqiptar qeveritar, me siguri që Eric Arthur Blair alias George Orëell, për së gjalli do ta quante “Qeveria e Lumturisë”.

Me Kryeministër Edi Rama, kryeministër i Pastërtisë dhe Shqipërisë. Zëvendëskryeministër 1.3 vjet- Arben Ahmetaj, njëkohësisht edhe ministër i Incenerim-ndërtimit dhe 2.7 vjet Belinda Balluku. Për ARBEN AHMETAJN ka folur SPAK shumë me zëdhënës gjithë median shqiptare për dy muaj rresht. Nuk ka mbetur më asnjë fije dysheku me pupla për t’u komentuar, paçka se Arbeni ka gjetur punë të qetë në Jordani, ndërkohë që media mbarë bën llogaritë e puplave të tij, në Shqipëri.

BELINDA BALLUKU, e bija e Çlirimit dhe Suzanës, mbetet në memorjen antikomuniste si mbesa e Beqir Ballukut. Beqir Balluku ishte zv.kryeministër i Shqipërisë (1954 deri më 1974). Në vitin 1974 regjimi komunist e akuzoi dhe dënoi me vdekje për tradhëti ndaj atdheut, agjitacion e propagandë, përvetësim të pasurisë socialiste në përpjesëtime të mëdha dhe shpërdorim të pozitës zyrtare. Opozita e solli këtë fakt në kuvend për ta kompleksuar, por Balluku teksa i etiketoi si “gazra të parlamentit” këtë lloj persekutimi “armiku të klasës”, u tha se “jam krenare për mbiemrin që mbaj”. Opozita gjithesesi e “kërcënoi” se do të ketë të njëjtin fat me gjyshin e saj, edhe pse dënimi ekstrem në Shqipëri nuk lejohet më.

Po sa gjasa ka që diçka e tillë të ndodhë? Fat ose jo, Bela, siç e thërrasin, eci me siguri në shkallët e karrierës qeverisëse, e nisur që herët me Edi Ramën në 2006 kur ky i fundit e bëri pjesë të kabinetit në Bashki dhe në PS dhe nga ky moment nuk u nda më prej tij. E përfolur shumë shpesh për një luftë të nëndheshme me Erion Veliajn, pavarësisht videove që publikojnë të dy bashkë si “vëlla” e “motër”, e vogël – e madhe, Balluku në ambientet qeveritare dhe partiake konsiderohet si “punëmbaruara”

Për më shumë, lexoni revistën Newsbomb në versionin print, të cilën mund ta blini në çdo pikë shitje, në gjithë Shqipërinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese