Hapësire reklamuese

Rajoni

Shtatë viktima nga Covid në Kosovë, mes tyre një 31-vjeçar, shënohen 169 raste të reja

Shkruar nga Newsbomb

Shtatë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Bëhet me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 1.050, prej të cilëve 169 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Mes shtatë viktimave që janë shënuar nga koronavirusi është edhe një 31-vjeçar nga Prizreni që nuk ka arritur të fitojë betejën me koronavirusin.

Deri më tani kanë humur jetën nga koronavirusi në Kosovë 1.351, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 52.134.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu