Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
19 %
4.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Shtatë vajza kishin dalë në takim dhe debatuan për të dashurit, 15-vjeçarja shqiptare plagos me thikë dy të tjera në mes të Athinës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një sherr i madh dhe i pazakontë ka ndodhur sot në mbrëmje në Athinë, Greqi.

Shtatë vajza të mitura kishin dalë në takim së bashku, por mes tyre ka nisur një konflikt verbal lidhur me të dashurit e tyre. Pas fjalëve fyese sherri ka degraduar në dhunë fizike dhe më pas në përdorimin e thikave.

Mes vajzave ka qenë dhe një 15-vjeçare shqiptare e cila ka plagosur dy të mitura me thikë dhe është arrestuar nga Policia, raportojnë mediat greke.

Një prej të plagosurave është në gjendje të rëndë dhe u dërgua në kirurgji për operacion ndërsa vajza e mitur është dërguar në qelitë e të miturve.

Më shumë

spot_img
spot_img