Një shqiptar që mbërriti ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, u arrestua nga Policia pasi u kap duke u kujdesur për një fermë kanabisi.Bëhet fjalë për shtetasin Eduart Dida, i cili kishte rreth shtatë muaj që kishte shkuar atje.
Në shtëpi u gjetën 300 bimë kanabis sativa me vlerë 126,000 £, ndërsa avokati mbrojtës tha se Dida kishte qëndruar brenda shtëpisë prej 7 muajsh dhe dilte vetëm 40 minuta në ditë.
Ai tha para gjykatës se e dinte që puna që do të bënte ishte e paligjshme por tha se nuk kishte rrugë tjetër dhe se nuk kishte si të shlyente borxhin trafikantëve që e dërguan në Britani. Gjykata vendosi ta dënojë shqiptarin me 6 muaj burg.
Sondazh
Poll