Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shtatë masat e Edi Ramës për menaxhimin e krizës, nga pensionet, te nafta dhe lekët në dorë për rritjen e çmimeve

Shkruar nga Newsbomb
Shtatë masat e Edi Ramës për menaxhimin e krizës, nga

Kryeministri Edi Rama u është drejtuar sot qytetarëve për zhvillimet e fundit në vend, për protestat dhe rritjen e çmimeve, shkruan newsbomb.al. Ai bëri me dije shtatë masa që ka marrë qeveria për të përballuar krizën.

Këto masa kanë të bëjnë me indeksimin e pensioneve me 3.6 miliardë lek, mbështetjen për produktet e shportës për 434 mijë përfitues, të cilët do të marrin ën dorë nga 30 mijë lekë të vjetra për tre muaj, dhe mbështetje për biletat e transportit urban dhe inter-urban.

Paketa e Rezistencës Sociale me shtatë pika:

1- 3.6 miliardë lekë ose 36 milionë USD, për indeksimin e menjëhershëm të pensioneve. Kjo masë do të reflektohet që në pensionin e radhës së 673.542 pensionistëve.

2-  Për 434 mijë përfitues, do të kompensojmë me lekë në dorë rritjen e çmimeve të shportës, e cila bazuar në përllogaritjen e INSTAT-it është 7% ose e kthyer në rritje mbi konsumin mesatar të llogaritur përpara goditjes, është 25 mijë lekë të vjetra.

Qeveria do të japë 30 mijë lekë të vjetra, për 3 muaj rresht, për këto kategori:

-              Pensionistë që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale

-              Pensionistë të invaliditetit

-              Pensionistë që jetojnë vetëm

-              Persona me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër

-              Të gjitha familjet që janë aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike

3- Mbështetja për fermerët me naftë pa taksa do të shkojë në 1.4 miliardë lekë ose 14 milionë USD, me një shtesë plus prej 5 milionë USD e cila do të derdhet menjëherë.

4 - Qeveria do të mbështesë të gjithë shqiptarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetase, duke derdhur menjëherë 500 milionë lekë ose 5 milionë dollarë, për të paguar diferencën e çmimit të biletës, në mënyrë që asnjë udhëtar të mos preket nga ndryshimi i çmimit.

5 - Afrojmë dy muaj përpara futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës mbi pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra, përgjysmimin e taksës mbi pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra, si edhe uljen e takses mbi pagat nga 1.5 deri në 2 milionë të reja.

Këto masa lehtësuese do të reflektohen në pagat e prillit dhe prej tyre do të përfitojnë 360 mijë të punësuar.

Numri i të punësuarve në Shqipëri që paguajnë zero taksë mbi pagën, arrin një shifër që s’e ka askush në rajon, 56%!

6 - Afrojmë dy muaj përpara edhe futjen në fuqi të ligjit për pagën minimale, e cila në prill do të bëhet 320 mijë lekë të vjetra.

7 - Shtojmë me 20 miliardë lekë të reja ose 200 milionë USD, financimin e mburojës së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll