Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
1.5kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
31 °
Die
31 °
Hën
30 °
Mar
31 °
E premte, 19 Gusht, 2022
spot_img

Shtatë kandidatë për Teatrin e Operas, fjalën e fundit e thotë kryeministri Rama (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shtatë kandidatë janë zgjedhur si finalistë dhe pretendojnë për të marrë drejtimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Mes tyre është dhe drejtuesja aktuale Zana Çela, e cila kërkon një mandat tjetër 4 vjeçar.

Një muaj pas mbylljes së garës për drejtor të TKOB, Ministria e Kulturës ka vendos të presë kandidatët në sallën “Tefta Tashko”. Janë Arben Skënderi, Abigela Voshtina, Tomorr Kokona, Adela Muçollari, Josif Gjipali, Zana Çela dhe Kleanthi Gjika emrat që garojnë për postin e rëndësishëm.

albsig

Trompisti Kleanthi Gjika në një komunikim që ka pasur me gazetarët pak ditë më parë u shpreh se është skualifikuar nga gara, për shkak se nuk kishte paraqitur asnjë platformë, të cilën ai pretendonte se e kishte gati dhe priste ta dorëzonte.

Ndërkohë, emri i tij është njoftuar mes 7 finalistëve. Drejtuesja aktuale Zana Çela në platformën e saj ka propozuar avancim të strategjisë së marketingut dhe trajnim të artistëve të rinj, si dhe zvogëlimin e varësisë së TKOB nga buxhetit i shtetit.

Koreografi Tomorr Kokona ka synim për të çuar më tej trashëgiminë që ka lënë mjeshtri i baletit Agron Aliaj, por dhe të artistëve të tjerë. Tenori Josif Gjipali, ripropozon përsëri pas gjashtë vitesh për të rritur cilësinë artistike, për konkurse të hapura dhe buxhet më të lartë për Teatrin.

Violinistja Abigela Voshtina, i mëshon ndër të tjera mungesës së një sezoni dy-vjeçar të Operas, si dhe bashkëpunimit edhe me Bashkinë e Tiranës. Në fakt, Voshtina ka qenë edhe Drejtoreshë e Përgjithshme e TKOB, por artistët u ankuan dhe bënë peticion për largimin e saj.

Komisioni për vlerësimin e kandidatëve udhëhiqet nga zv.ministrja Meri Kumbe, dy drejtor të Ministrisë së Kulturës, Elira Dani dhe Arian Avrazi, si dhe dy artistë si ekspertë të jashtëm, Luigi Ferrari dhe Gintatutas Kevisas.

Mes këtyre shtatë kandidaturave, Komisioni do të zgjedhë dy emra finalistë dhe ata do t’i dërgohen kryeministrit Edi Rama. Do jetë kreu i qeverisë shqiptare që do thotë fjalën e fundit dhe do miratojë emrin e drejtuesit të ri të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img