Hapësire reklamuese

Bota

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës: Rusia po sjell luftëtarë nga Serbia, Siria dhe Nagorno-Karabakh

Shkruar nga Newsbomb
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës: Rusia po sjell

Shtabi i Përgjitshëm i Ushtrisë së Ukrainës thotë se Rusia po sjell mercenarë nga disa shtete, përfshi edhe Serbinë, për të luftuar në Ukrainë.

Mijëra luftëtarë nga Siria, Serbia dhe rajoni i Nagorno-Karabak janë nisur drejt Ukrainës për të mbushur radhët e ushtrisë ruse pas dëmeve të shumta në njerëz.

“Sipas informacioneve në dispozicion, janë të përfshirë edhe një numër i madh i militantëve nga vendet tjera (Siri, Serbi)”, bën me dije Shtabi i Përgjithshëm.

Autoritetet ukrainase raportojnë mbi 13,000 ushtarë rusë të vrarë deri në datën 13 mars, por ekspertët në SHBA besojnë se numri i vërtetë i viktimave në radhët e ushtrisë ruse është më i vogël.

Sondazh

Poll