Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
52 %
1.5kmh
20 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Shqiptaro-amerikani kërkesë POLITIKANËVE: S’kemi lekë, por ju paguajmë me GJAK SHQIPTARI, ngrini MEMORIAL për kosovarët e VRARË nga SERBËT në 1919 dhe 1999 (DEKLARATA E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjon Juncaj, nuk është një emër i panjohur në Shqipëri. Shqiptaro-amerikani që qëndron në SHBA, tre vite më parë erdhi në vend nga OPDAT, në një mision ndihme në prokurorinë e krimeve të rënda.

Ambasada amerikane e promovoi si këshilltar ligjor për antikorrupsionin, në ndihmë të qeverisë shqiptare pranë kësaj ambasade, raporton newsbomb.al.

Edhe pse ka pak vite që nuk përmendet më funksioni apo roli i tij në Shqipëri, Juncaj, sic duket ndjek nga afër zhvillimet në vendin ku punoi disa kohë, edhe për shkak të prejardhjes së tij amerikane.

Dhe këtë radhë, është treguar shumë ironik për memorialin e grushtit të shtetit të Turqisë, ngritur në Tiranë, raporton newsbomb.al.

Deklarata:

‘Të dashur politikanë të Tiranës,

Kam dy memorial të tjerë për të shtuar në park që përfshijnë njerëz që janë vrarë jashtë Shqipërisë.

1. Në 1998-1999, qindra burra, gra, fëmijë shqiptarë u vranë në Kosovë. Emrat e tyre nuk janë listuar ende në ndonjë park publik në Tiranë. Jam i sigurt se qindra vizitorët kosovarë në Shqipëri çdo vit do ta vlerësonin këtë si shenjë respekti.

2. Në vitin 1919, 74 burra shqiptarë u morën nga shtëpitë e tyre në male në Hot dhe u ekzekutuan së bashku nga ushtria e Mbretërisë së Serbisë dhe Malit të Zi. U hodhën së bashku në një varr masiv ku janë edhe sot e kësaj dite, 100 vite më pas. Një nga këta burra është stërgjyshi im. Unë dhe anëtarë të tjerë të familjes do të donim të shihnim emrat e tyre në park, gjithashtu.

Do të doja t’i shihja këto memoriale në parkun e Tiranës sepse ne nuk besojmë se i përkasin ndonjë parku në Stamboll (turqit do të binin dakord me ne rreth kësaj).

Ne nuk kemi lek, euro, lirën turke apo influencë politike për të paguar. Veç gjakut shqiptar që rrjedh në vena. Shpresojmë që kjo të jetë monedha që mund të pranoni.

Ju falenderoj paraprakisht’, shkruan Juncaj.

memooo.jpg

Më shumë




spot_img








spot_img