Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shqiptaro-amerikani Agron Neza, gazetari: I ka dhënë informacione FBI, për rastin e Nik Muzin në SHBA

Shkruar nga Newsbomb
Shqiptaro-amerikani Agron Neza, gazetari: I ka dhënë informacione FBI,

Gazetari Artan Hoxha thotë se Agron Neza, shqiptaro-amerikani që përmendet në dosjen e drejtësisë amerikane ku akuzohet ish-zyrtari i FBI Charles McGonigal, ka shërbyer si person që informonte FBI-në për çështje të ndryshme.

I ftuar në emisionin Opinion, Hoxha u shpreh se Agron Neza është personazh i njohur në Shqipëri.

"Ka dhënë informacion në lidhje me çështjet që i interesonin FBI-së, çështjet e rëndësishme. Edhe në këtë rast një nga episodet është pikërisht, ai ka çuar informacion në FBI", është shprehur gazetari. AI ka theksuar rasti për të cilin ka dhënë informacion Neza është ajo e dosjes së Nik Muzin.

Blendi Fevziu: Është e vërtetë që ai prezantonte veten si një person që punonte në FBI?

Artan Hoxha: Vitin e parë apo dy vitet e para vërtetë dhe unë kam menduar, sepse prezantimi ky ishte. Ky është një punonjës që ka punuar me FBI. Në fakt ai ka shërbyer si burim informacioni në disa çështje?

Blendi Fevziu: Për FBI?

Artan Hoxha: Për FBI.

Blendi Fevziu: Ç’domethënë burim informacioni?

Artan Hoxha: Ka dhënë informacion në lidhje me çështjet që i interesonin FBI-së, çështjet e rëndësishme. Edhe në këtë rast një nga episodet është pikërisht, ai ka çuar informacion në FBI.

Blendi Fevziu: Ka çuar informacion për çështjen konkrete?

Artan Hoxha: Për çështjen Muzin, informacioni ka shkuar në këtë formë, ka ardhur nëpërmjet atij. Çështja pastaj në SHBA është nisur nëpërmjet kësaj rruge. Mënyra se si ai e ka marrë informacionin në Shqipëri, kjo është pjesa që ha diskutim. Por ai është një personazh i cili nuk është i panjohur në Shqipëri, përkundrazi, ka qenë i interesuar për disa çështje shumë specifike.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.