Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sibora Gagani u gjet e murosur, ish-partneri italian në gjyq: E vrau mafia shqiptare

Shkruar nga Newsbomb

Italiani Marco Romeo i arrestuar fillimisht  për vrasjen e një 28-vjeçareje më pas nga hetimet rezultoi se kishte murosur trupin e Sibora Gaganit ka dëshmuar përpara një gjykate në Spanjë në lidhje me vrasjen e ish-të dashurës së tij shqiptare.

Ai para gjykatas ka dëshmuar një version të ri të ngjarjes. Sipas tij 22-vjeçaren e kishin vrarë mafiat shqiptare pasi ajo kishte marrë një borxh prej 25 mijë euro.

Dëshminë e Italiani Marco Romeo e kanë publikuar mediat e huaja ku shkruajnë se ai e kishte murosur 22-vjeçaren nga frika e mafies shqiptare pasi pretendon se ata e kishin kërcënuar.

Marco Romeo i tha gjyqtarit se Sibora e kishte marrë borxhin prej 25mijë euro nga bashkatdhetarët për të hapur një biznes, por paratë ia vodhën disa kolumbianë me të cilët kishte dalë një natë, kështu ajo nuk mund që t’ua shlyente borxhin.

“Mafia shqiptare filloi t’i bënte presion Siborës për t’iu kthyer paratë deri në pikën që e reja planifikoi të largohej nga vendi.”

Ai i tha gjykatës se e ndihmoi Siborën të linte banesën e saj dhe e mori në apartamentin Calvario ku jetonin pavarësisht se nuk ishin më në një lidhje për ta ndihmuar. Tregoi se si katër burra shqiptarë të armatosur me armë i bënë presion duke i kërkuar pagesën e pretenduar të kredisë.

Sipas dëshmisë së tij, shqiptarët e vranë Siborën përballë tij duke e qëlluar me thikë dhe se ai ishte urdhëruar të fshihte trupin. Ai tha se e di vetëm emrin e njërit prej autorëve të krimit, por nuk pranoi ta zbulojë.

Marco këmbënguli se është penduar dhe se i vjen shumë keq për atë që ndodhi sepse ata kishin shumë kohë së bashku, kështu që ai duhej ta hiqte "atë peshë nga supet e tij".

Sibora Gegani dhe Marcus Romeo

Krimi monstruoz tronditi opinionin publik, pasi shqiptarja 22-vjeçare u gjet e murosur. Sibora ishte zhdukur që në vitin 2014. Telefoni i Siborës dilte i fikur që nga 7 korriku 2014. Personi i fundit me të cilin foli në WhatsApp ishte Marco, i cili ishte gjithmonë në sy të hetuesve si i dyshuari kryesor. Megjithatë, në atë kohë nuk u gjet asnjë provë kundër tij.

Pasi ishte arrestuar për një vrasje tjetër, italiani rrëfeu se trupi i Siborës ndodhej i murosur. Por pasi mohoi se kishte kryer krimin, autori i dyshuar i vrasjes së Sibora Geganit, shqiptares së zhdukur prej vitit 2014, u deklarua i pafajshëm para gjykatësit.

Më 6 qershor të këtij vitit, pas deklaratave spontane të Romeos, i cili ishte i arrestuar për një vrasje të dytë, atë të një vajze spanjolle 28-vjeçare, nënë e fëmijës së tij, në murin e apartamentit ku ai kishte jetuar me Siborën, u gjet i fshehur trupi i një gruaje. Në momentet e para Marco Romeo rrëfeu vrasjen e Siborës, por në fund u tërhoq krejt papritur dhe u deklarua i pafajshëm para trupës gjykuese.

Pas rreth 9 vitesh nga vrasja në vitin 2014 në Spanjë, autoritetet kanë arritur të gjejnë eshtrat e Sibora Geganit në banesën ku ajo ka jetuar bashkë me ish-të dashurin e saj, Marco Remeo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese