Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
58 %
2kmh
0 %
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
23 °
Die
20 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Shqiptarja shpallet “Gruaja e Vitit 2016” nga Kongresi Amerikan

spot_img

Lajme të ngjashëm

72066e3a2471fe03072cdd98abb13501

Mrika Krasniqi, një artiste dhe biznemene shqiptare nderohet nga Kongresi Amerikan me çmimin “Gruaja e vitit 2016”.

Krasniqi, për nder të së cilës është valvitur flamuri i SHBA mbi selinë e kongresit amerikan, është lavdëruar nga Charles Schumer, senatori i SHBA-ve për angazhimin e saj që të forcojë lidhjet biznesore mes SHBA-ve dhe Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Italisë.

Sakaq revista prestigjoze “NY Elite” shkruan: “Si një grua e jashtëzakonshme Mrika Krasniqi është nderuar për arritjet e saj në art, film dhe biznes”.

Artistja shqiptare, më herët është nderuar me çmimin “Best Human Artist 2015”  nga Komiteti Europian i Artistëve Hebrej në Paris, Francë.

Krasniqi, ka mbaruar Akademinë e Arteve në Prishtinë, Dega Arti Dramatik, Master për Multimedia dhe Administrim Publik në Prishtinë. Ajo njihet si organizatorja  e “Albanian Week Film Festival” në Amerikë, festival i cili prezanton filmin  shqiptar në SHBA dhe jo vetëm punon si Producente, regjisore dhe skenariste në kompaninë e saj të produksionit “Nil Production” me seli në Prishtinë dhe New York, por edhe bashkëpunon me kompani të tjera nderkombëtare në Europë e Amerikë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img