Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
23 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Shqiptarja fiton betejën gjyqësore kundër gjigantit të modës “Zara”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Amber Kotrri, pronarja e një butiku të vogël, të quajtur “House of Zana”  ka fituar gjyqin kundër gjigantit të modës “Zara”.

Kotrri, i vendosi emrin “Zana” butikut pikërisht nga Shqipëria, sepse të tilla do të ishin klientet që do të vinin aty.

Kotrri, e cila drejton “House of Zana”, me bazë në Darlington, i ishte thënë nga Zara që biznesi i saj ishte identik në koncept, duke i kërkuar asaj që të shkrinte biznesin e saj.

Çështja e tyre shkoi në gjykatë ku një nga gjykatësit u shpreh se lidhja ishte shumë e parëndësishme dhe nuk kishte kopjim.

Në një reagim pas fitores së gjyqit Amber tha se  ndihet e lehtësuar dhe se seancat e gjyqit i kanë marrëshumë kohë.

“Ka zgjatur më shumë se një vit dhe ka sjellë shumë stres në jetën time, në shtëpi, si nënë e tre fëmijëve të vegjël, si dhe në biznes, pasi ka pasur orë e orë të tëra për përgatitjen e dokumenteve. Data e lindjes së vajzës sime përkoi me kohën kur u caktua prova e fundit, kështu që nuk ka qenë e lehtë,” tha ajo.

Ajo e themeloi dhe e emëroi kompaninë e saj në vitin 2019 sipas fjalës shqipe “zanat”.

ZARA pretendoi se klientët do të ngatërronin emrin e firmës së tyre me “House of Zana”, ndaj ata ngritën padi për ta mbyllur biznesin me këtë emër.

Ata besonin se ekziston rreziku se “konsumatorët mund të lexojnë gabimisht, të dëgjojnë gabimisht, të shqiptojnë gabimisht dhe/ose ta perceptojnë ndryshe House of Zana si ZARA” dhe se emri i markës “zbeh veçorinë dhe reputacionin e markës ZARA”. Ata kërkuan që të hiqen të gjitha markat dhe të ndryshohet emri “House of Zana”, diçka për të cilën është punuar prej vitesh nga vetë shqiptarja Amber Kotrri.

 

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img