Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shqiptarja bie pre e mashtrimit, “kontabilisti” grek i zhvat 9 mijë nga llogaria e bankare

Shkruar nga Newsbomb
Shqiptarja bie pre e mashtrimit, “kontabilisti” grek i zhvat 9

Një 35-vjeçare shqiptare ka rënë pre e mashtrimit. E reja e cila jeton në Rodos ishte viktimë e një  mashtrimi nga një i panjohur grek, i cili i ka marrë asaj 8,968 euro nga llogaria e saj bankare.

Ajo ka bërë denoncim në Polici, duke thënë se një i panjohur e ka telefonuar dhe i është prezantuar si kontabilist, shkruan Protothema.gr. Ai e ka bindur 35-vjeçaren shqiptare se i takonte kompensim, por për “të marrë pagesën”duhet të ndiqte një procedurën që do t’i sugjeronte ai.

35-vjeçarja ndoqi udhëzimet e tij dhe pa dashur i dha akses në llogarinë bankare.  Më pas ajo zbuloi se tre transferta të shumave prej 2998, 2990 dhe 2980 euro i kishte bërë në të njëjtin numër llogarie në një bankë tjetër. Autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin “e kontanbilistit”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese