Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shqiptarja bëhet lajm në CNN, sulmon dy gra myslimane dhe fëmijët e tyre: Këtu jeni në Amerikë

Shkruar nga Newsbomb

Një 32 vjeçare shqiptare ka zënë hapësirë në të gjitha mediat amerikane përfshirë CNN për shkak se ka sulmuar dy gra myslimane dhe fëmijët e tyre.

Emirjeta Xhelili ka tentuar t’i heqë shaminë grave, ndërsa i ka qëlluar ato në fytyrë dhe trup. Çmenduria e shqiptares ka arritur kulmin kur ajo ka shtyrë karrocat ku ndodheshin dy foshnje, 11 dhe 15 muajsh.

“Këtu jeni në SHBA, ju nuk duhet të jeni të ndryshëm nga ne. Largohuni nga Amerika, ju nuk duhet të qëndroni këtu”, bërtiste agresorja shqiptare.

Menjëherë pas incidentit, Xhelili është arrestuar nga policia në Bruklin dhe ndaj saj janë ngritur disa akuza.

Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Këshilli për Marrëdhëniet Islamiko-Amerikane në Nju Jork, duke kërkuar drejtësi.

Emirjeta Xhelili rrezikon të gjobitet me 25,000 dollarë për sjelljen e saj raciste. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese