Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shqiptarit të kërkuar nga drejtësia italiane i prishet skafi në kanalin e Otrantos, dyshohet se po transportonte drogë

Shkruar nga Newsbomb

Një mjet lundrues që besohte se ishte nisur nga Shqipëria, ka lëshuar alarmin SOS pranë brigjeve të Salentos, rreth 7 kilometra nga kanali i Otrantos, pas një defekti në motorr.

Menjëherë i kanë shkuar në ndihmë dy varka patrullimi të Rojes Bregdetare italiane, të cilët kanë gjetur në skaf dy shqiptrë në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas dëshmisë të shqiptarëve, ata kishin dalë në det për shëtitje, por pas një defekti në motorrat e skafit u zhvendosën nga rrymat detare drejt brigjeve italiane, raporton newsbomb.al.

Por pas verifikimeve të autoriteteve italiane rezultoi se për njërin nga shqiptarët kishte urdhër arresti nga drejtësia italiane për disa vepra penale të kryera kohë më parë.

Të dy shqiptarët janë shoqëruar nga policia italiane të cilat kanë nisur hetimet për të verifikuar nëse po transportonin drogë, çka sipas autoriteteve ka të ngjarë pasi skafi i tyre u gjet i zbrazur për të krijuar më shumë hapësirë për të ngarkuar drogën. /Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll