Hapësire reklamuese

Rajoni

Shqiptari vdes në Itali, familjarët bëjnë veprimin e papritur

Shkruar nga Newsbomb

Një shtetas shqiptar ka ndërruar jetë në Itali, por veprimi i familjarëve të tij ka futur në telashe disa italianë.

Shqiptari ishte shturar në një spital të Romës prej disa kohësh por ndërroi jetë. E ndërsa familjarët e tij kontaktuan një agjenci funerale për të dërguar trupin e pajetë drejt vendit të lindjes.

Kompania në fjalë nisi procedurat por sipas ligjit të shtetit italian, ishte e detyruar të mbante trupin e pajetë për 24 orë. Me këtë kohë mesa duket nuk kanë qenë dakort familjarët, të cilët kanë shkuar në ambientet e agjencisë funerale dhe duke biseduar me dy punonjës italianë i kanë bindur ata të mbyllin arkivolin dhe të nisin trupin.

Por pasi policia mbërriti në agjencinë funerale për të inspektuar lidhur me shkaqet e vdekjes së shqiptarit, ata janë tronditur kur s’kanë gjetur trupin.

Ngjarja e pazakontë ka përfunduar me kthimin e trupit sërish në Itali, pas një telefonate që policia i bëri djalit të viktimës.

Sakaq, dy punonjësit italianë të agjencisë funerale janë pushuar nga puna dhe proceduar penalisht.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu