![Shqiptari vdes në aksident në Itali, policia i gjen para dhe](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/wp-content/uploads/2023/10/-1000-0-qwf6qewf65we41gwe0.jpg)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Itali, ku ka humbur jetën një shqiptar i identifikuar si Saimir Gjoka.
Sipas medieve italiane, aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 në Bolonja të Italisë, ku një makinë me një drejtues një shtetas italian është përplasur me makinën e drejtuar nga 38-vjeçari shqiptar në autostradë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen i riu me origjinë shqiptare.
Mësohet se i plagosur ka mbetur dhe një shtetas 55-vjeçar italian i cili ndodhej në makinën tjetër, ndërsa shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në ndjekje të policisë. Pas kontrolleve në makinën e shqiptarit, efektivët kanë gjetur një çantë të mbushur me para si dhe sende të tjera nga të cilat disa dyshohet se janë lëndë narkotike.