Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
30 %
5.1kmh
0 %
Mar
1 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 25 Janar, 2022

“Shqiptari u martua me mua për letra angleze”, rrëfehet gruaja nga Gana: Ai më përndjek dhe do të më marrë vajzën

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një nënë ganeze më nënshtetësi britanike, Margaret Broën ka deklaruar se babai i fëmijës së saj me origjinë shqiptare kërkon t’i marrë vajzën.

Ajo u shpreh gjatë një interviste për SVTV Africa se shqiptari ishte lidhur me të vetëm për të siguruar dokumenetet angleze dhe pasi ai arriti qëllimin e tij e la vajzën nga Gana.

“Ai kishte pasaportë dhe avokati i tij i kishte thënë se e vetmja mënyrë që mund të bëhej resident, ishte në rast se do të kishte fëmijë. Kështu që ai gjithmonë më bënte presion që të kishim fëmijë. Unë e quaj vajzën time një bebe mrekullie pasi unë vazhdimisht mbrohesha që të mos mbetesha shtatzënë dhe e mora vesh vetëm në muajin e pestë”, u shpreh ajo.

Më tej Margaret tregoi se sapo solli në jetë fëmijën, ai e përzuri nga shtëpia dhe nuk kujdeset më për të. Por sipas saj së fundmi ai ka nisur të vëzhgojë lëvizjet e gruas duke punësuar njerëz të tretë.

Ligjet këtu thonë se babai mund të marrë kujdestarinë e fëmijës vetëm nëse nëna e tij, ka probleme të dukshme të shëndetit mendor ose tregon shenja dhune. Ai është përpjekur të më bëjë të reagoj ndaj gjërave duke më provokuar në situata të ndryshme, në mënyrë që ta përdorë pastaj kundër meje. Ai u takua me fqinjin tim që më shkatërroi më pas makinën vetëm për të më bërë të reagoj”, tregoi ganezja. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img