Një 39-vjeçar shqiptar është vënë në shënjestër të policisë greke, pasi dyshohet se është autor i disa vjedhjeve në shtetin helen që datojnë që prej vitit 2017.
Pesë ditë më parë autoritetet greke zbuluan brenda një automjeti të braktisur një kallashnikov, karikatorë, granatë, helmetë dhe një bidon me benzinë, shkruan protothema.gr.
Dyshohet që makina te jetë vjedhuir nga 39-vjeçari shqiptar, i cili sipas autoriteteve kishte vjedhur makinën dhe ishte pajisur me mjete për të kryer një vjedhje. Ndërkaq nuk dihet ende se çfarë e shtyu shqiptarin që të anulonte planin e grabitjes dhe të braktiste makinën e vjedhur në zonën e Niridon më 24 nëntor.
Policia thotë se në makinë ka gjetur shenjat e gishtit të shqiptarit, i cili rezulton me precendet penal për vjedhje të ndryshme që prej viti 2017. Autoritetet greke po pounojnë për arrestimin e 39-vjeçarit.