Hapësire reklamuese

Rajoni

Shqiptari shpenzon kursimet për t’i uruar Trump-it shërim të shpejtë me një “Billboard” gjigant në Prishtinë, postimi bëhet viral (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Billboard për Trump në Prishtinë

Ndodh edhe kjo! Naim Murseli nga Kosova ka vendosur të shpenzojë kursimet e tij për t’i uruar presidentit amerikan Donald Trump shërim të shpejtë përmes një tabele gjigante në hyrje të aeroportit të Prishtinës.

Murseli, i cili është këshilltar i kryetarit të AKR, Behgjet Pacolli, ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, ku postimi i tij është shpërndarë disa qindra herë.

Ai thotë se ka paguar billboard-in më të madh dhe më të shtrenjtë ku shkruhet “Shërim të shpejtë Mr. President”, me foton e Trump dhe flamurin amerikan e atë të Kosovës në sfond.

“Kam përdorur kursimet e mia për të paguar billbordin më të madh dhe më të shtrenjtë, afër Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, për të nderuar Presidentin Donald Trump dhe popullin Amerikan. Njerëzit e Kosovës i urojnë Presidentit shëndet dhe shërim të shpejtë. Zoti i bekoftë vendet tona”, ka shkruar Murseli në Twitter. /Newsbomb.al

dfsegwe4he4h.jpg

gfsdgsdgsdgseghe4.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.