Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kretë të Greqisë, ku një shqiptar ka dhunuar barbarisht të dashurën e tij.
Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari 25 vjeç gjatë mbrëmjen së djeshme ka shkuar në rezidencat studentore në Heraklio, ku ka debatuar me të dashurën e tij 24-vjeçare.
Debati ka degraduar në dhunë, ku shqiptari ka rrahur me grushte dhe shkelma të dashurën e tij. Më pas është hedhur nga ballkoni, nga kati i parë për t’u larguar pa u kuptuar nga të tjerë që ndodheshin në konvikt.
Gjatë rënies, ai ka marrë plagë dhe për këtë ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore. E teksa ka marrë ndihmë, policia i ka vënë prangat pasi për të kishte denoncim për dhunë.
Sondazh
Poll