Hapësire reklamuese

Rajoni

Shqiptari që vrau me thikë gruan takon në arrati avokatin më të mirë në Greqi, por ai i vë një kusht

Shkruar nga Newsbomb

Autoritetet greke janë ende në kërkim të Klodi (James) Lesit, shqiptarit që para 11 ditësh vrau gruan e tij dhe u zhduk me të birin 4 vjeçar, ndërsa avokati i famshëm grek,  Aleksis Kugias, ka deklaruar se 35 vjeçari ka kontaktuar me të 3 ditë pas krimit.

Ai ka kontaktuar me avokatin grek ndërmjet telefonit dhe i ka kërkuar të takohet me të për ta përfaqësuar në gjyq, raporton “Protothema”. Aleksis Kugias pranoi ta takonte nga afër Lesin dhe të dy biseduan në Megara (afër Athinës), ndërkohë që policia greke e kërkonte Lesin në Halkidiki, pranë Selanikut.

Avokati pranoi ta përfaqsojë atë, por me kushtin që të rikthehejë djalin 4 vjeçar në familjen e tij. Sipas Kugias, Lesi nuk iu përgjigj dhe u largua menjëherë në destinacion të panjohur. Avokati i famshëm grek tha se do të kontaktonte sërish me të por që prej asaj dite nuk kanë kontaktuar më bashkë. /Newsbomb.al/

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll