Albert Stanaj është emri i djaloshit shqiptar që i ka bërë shumë përshtypje Kim Kardashian.
Ajo ka shpërndarë një video të këngëtarit Stanaj, i cili këndon këngën me titull “Only one.
28 milionë ndjekësit e Kardashian në Twitter kanë dëgjuar këngën e shqiptarit të talentuar.
“Sa i ëmbël është ky këngëtari iri shqiptar @Stanaj kur këndon Only one”- shkruan Kim.
Edhe pse ende i panjohur për botën, videoja amatore e këngetarit tashmë po merr miliona klikime.