Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Shqiptari po vdes në burgun e Greqisë, shokon xhaxhai i tij: E kanë rrahur barbarisht, mu lut për ndihmë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një muzikant shqiptar, Eduard Derka, i njohur me emrin e artit “Eduard DB” ose “EDB” ndodhet në burg në Greqi.

Sipas informacioneve, 35-vjeçari nga Lushnja është i dënuar në burgun në Koridall, Greqi me 15 vjet e 9 muaj. Ai akuzohet për grabitje me dhunë në shtetin fqinj.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, xhaxhai i tij Riza Dreka ka thënë se nipi i tij është bërë invalid në burg nga dhuna e vazhdueshme. Ai u shpreh se 35-vjeçari qëndron në shtrat, pasi ka këmbën e thyer dhe mpiksje gjaku në kokë.

 “E kanë arrestuar se ka bërë vjedhje. Por ai s’ka bërë vjedhje. Është dënuar me 15 vite, por nuk ka vjedhur. Ka tre vjet e gjysmë në burg. Kam mbi një muaj që kam folur për herë të fundit me të.

Më tha: ‘xhaxha jeta ime është në fije të perit. Nuk e di se si do shkojë puna, kërkoj ndihmë nga ti, nuk kam njeri tjetër’.

Ai ka mpiksje gjakut afër trurit mbrapa, ka dhe këmbën e thyer. E kanë çuar në spital, ka 24 orë që është në spital. Nuk tregon kush e ka rrahur. Ka kërkuar që ta çojnë te doktori për kokën, por i kanë thënë që nuk ka mjekë për të bërë operimin e kokës dhe shifra ishte shumë e lartë, 57 mijë euro”,- rrëfeu xhaxhai i tij.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img