Një shqiptar i dënuar ka tentuar të arratiset nga burgu i Kretës në Greqi. Sipas shtypit grek, shqiptari kishte tentuar të priste hekurat e qelisë.
Por për shkak të pamundësisë dhe vështirësive që hasi për t’u larguar, hoqi dorë nga përpjekja e tij dhe u rikthye në qeli.
Pas zbulimit të ngjarjes, autoritetet e burgut ushtruan kontroll në qelinë e tij dhe të burgosurve të tjerë.
Aty gjetën disa mjete të ndryshme të improvizuara.
Për këtë incident ka nisur një hetim paraprak. Emri i të burgosurit shqiptar nuk është bërë me dije.
Sondazh
Poll