
Një tjetër shqiptar është dënuar nga një gjykatë në Britani pasi u kapur duke kultivuar kanabis brenda banesës ku jetonte.
Mediat britanike thonë se Eduart Drazhi kishte paguar plot 22 mijë paund për të mbërritur në Britani, duke kaluar me varkë. Por me të mbërritur ai kishte marrë një shtëpi me qira, ku edhe kishte nisur kultivimin e bimëve narkotike, për të cilat kujdesej vetë.
Në shtëpi u gjetën ndriçues, vazo, fara kanabisi si dhe 18 bimë të mbjella që do të jepnin diku te 2 deri në 6 kilogram kanabis me vlerë nga 8 mijë deri në 33 mijë paund.
Drazhi u dënua me 9 muaj burg.
Sondazh
Poll