Hapësire reklamuese

Rajoni

Shqiptari pa patentë përplasi për vdekje 59-vjeçarin në Greqi, ngjarja ndodhi në sy të bashkëshortes së viktimës

Shkruar nga Newsbomb
Shqiptari pa patentë përplasi për vdekje 59-vjeçarin

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë që u shënua në Greqi, ku një shqiptar përplasi për vdekje një 59-vjeçar.

59-vjeçari kishte dalë nga mjeti i tij dhe po fliste në telefon, ku shqiptari 26-vjeçar me makinën e tij, e tërhoqi zbarrë duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në sy të gruas së viktimës, e cila po priste që bashkëshorti të mbaronte telefonatën dhe të kthehej në makinë.

Në rrethana të pazbardhura plotësisht, makina e 26-vjeçarit ka dalë nga rruga dhe ka përplasur 59-vjeçari. Përplasja ka ndodhur nga dera e shoferit dhe ka qenë fatale për 59-vjeçarin.

“26-vjeçari i huaj, me kartë identiteti grek, lindur në Shqipëri, nuk ka pësuar lëndime dhe ka qëndruar në vendngjarje deri në mbërritjen e ambulancave të EKAB-it dhe patrullave të policisë. Drejtuesit kalimtarë ndaluan dhe u përpoqën të kuptonin se çfarë kishte ndodhur” shkruajnë mediat greke.

Shqiptari nuk kishte patentë dhe u arrestua për vrasje nga pakujdesia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese