Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në Treviso të Italisë, me protagonist një shqiptar nga Kosova, Bujar Fandaj 41 vjeç.
Siç raportojnë mediat e huaja, 41-vjeçari shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, pasi dyshohet se ka vrarë me thikë një 26-vjeçare italiane.
Vrasja makabre ka ndodhur në banesën e viktimës, teksa raportohet se e reja më parë e kishte denoncuar autorin për përndjekje.
Bujar Fandaj
Sipas mediave lokale Vanessa dhe Bujari kanë patur lidhje dashurie që kishte përfunduar në vitin 2022.
Por ai nuk e pranonte ndarjen. Bujar Fandaj vazhdonte ta përndiqte dhe në muajin tetor e kishte kërcënuar e shtantazhuar se do të publikonte në internet foto intime të tyre nga koha kur kishin romancë dashurie. Për këtë arsye, 26-vjeçarja e kishte denoncuar në polici.
Shqiptari dyshohet se e ka dhunuar dhe e ka goditur gjashtë herë me thikë 26-vjeçaren fatkeqe. Pasi ka vrarë 26-vjeçaren, Bujar Fandaj është arratisur.
26-vjeçarja Vanessa Ballan u gjet e vrarë në derën e shtëpisë së saj në fshatin Spineda di Riese Pio X, të Trevisos. Ajo ishte shtatzënë dhe priste fëmijën e dytë.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.