Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

Shqiptari në Selanik tregon historinë: U habit punonjësja greke në zyrën e regjistrimit me e-Albania

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj ka ndarë për qytetarët mesazhin e ardhur nga një emigrant shqiptar nga Elbasani, i cili jeton në Selanik lidhur me lehtësimet e shumta, që ka sjellë portali e-Albania.

Qytetari nga Elbasani tregon se falë portalit e-Albania ka arritur të sigurojë certifikatë personale për veten dhe bashkëshorten si edhe Certifikatën e martesës, të cilën ia kërkonte zyra e regjistrimit për fëmijët në Selanik.

Përmes portalit e-Albania qytetarët shqiptarë, që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë territorit kanë përfituar mjaft lehtësira. Tashmë 95% e shërbimeve publike merren online, në e-Albania, pa u paraqitur fare në sportele të institucioneve, një pjesë e mirë e të cilave ofrohen për shtetasit shqiptarë, rezidentë jashte kufijve.

“Kemi marrë shumë urime e falenderime nga qytetarë e biznese që sot e kanë jetën më të lehtë falë e-Albania.

Por ky mesazh, nga një shqiptar jashtë vendit ma ngrohu zemrën sot, ndaj dhe vendosa ta ndaj me ju”, shkruan ndër të tjera Karçanaj.

Postimi i plotë:

Gjatë punës në AKSHI, kemi marrë shumë urime e falenderime nga qytetarë e biznese që sot e kanë jetën më të lehtë falë e-Albania.

Por ky mesazh, nga një shqiptar jashtë vendit ma ngrohu zemrën sot, ndaj dhe vendosa ta ndaj me ju!

**

“përshëndetje Linda.. 

Jam një qytetar nga Elbasani dhe jetoj në Selanik të Greqisë, para një jave më lindi nusja në një Spital të Selanikut,  dhe shkova në zyrën e regjistrimit të fëmijës.. për ta regjistruar, dhe më kërkuan çertifikatë familjare, çertifikatë personale për çdo prind, dhe çertifikatë martese, me programin E-Albania un i kalova direkt në zyrën e regjistrimit me PDF, dhe punonjësja e zyrës u habit, dhe po më shikonte në sy… dhe më tha,, vetëm për ty është ky program? jo I thash.. është për të gjithë shqiptarët. Ajo tha.. është hera e parë në prezencën time që shoh një veprim regjistrimi kaq të shpejtë,! Un u lumturova nga kjo pjesë, por u dëshpëova për faktin se shqiptarët nuk janë të informuar për këtë aplikacione, për shërbimin e këtij aplikacioni, dhe kërkesa ime është kjo,, a mundet që aplikacioni të ketë gjuhë shtesë… si prsh, greqisht, italisht, gjermanisht, dhe anglisht, do ishte perfekt fare.  

ju faleminderit për çdo gjë që bëni për ne”.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img