Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shqiptari në Greqi shpallet i pafajshëm pas 9 vitesh,u akuzua për vrasjen e partneres

Shkruar nga Newsbomb
Shqiptari në Greqi shpallet i pafajshëm pas 9 vitesh,u akuzua për

Nëntë vite jetë ka humbur padrejtësish në burg në Greqi shqiptari Zoto Jani, i cili u akuzua për vrasjen e 43-vjeçares rumune.

Pas 9 vitesh shqiptari ka fituar pafajësinë në lidhje me këtë vrasje, i cili që në momentin e parë që është arrestuar vazhdimisht ka deklaruar se nuk ishte ai autori ngjarjes.

“Demokratiki” shkruan se në korrikë është arrestuar në Gjermani një pakistanez, ku nga hetimet ka dalë se ka qenë pikërisht ai autori i vrasjes së 43-vjeçares romune. Romunja u gjet e vrarë, e goditur me thikë brenda në vaskë në vitin 2014.

Pakistanezi u arrestua në Gjermani për vjedhje dyqani dhe pas nga hetimi doli se shenjate  tij të gishtave ishin gjetur dhe në shtëpinë e 43-vjeçares.

Si ndodhi ngjarja:

Më 14 prill 2014, Departamenti i Sigurisë në Kos është njoftuar nga Departamenti i Policisë së Kos se një grua është gjetur e vdekur në zonën e Platanit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes në orën 14.00, ku i priste 54-vjeçari shqiptar, i cili duke u dridhur bërtiste: “E kanë ther djema, nuk mund ta besoj. Kush e bëri”.

Kufoma ishte në një pozicion shtrirë, ishte e zhveshur nga beli e poshtë dhe të brendshmet e saj ishin tërhequr deri në gjunjë, ndërsa ishte goditur me thikë në fyt.

Shqiptari që ishte partneri i romunes, atë kohë deklaroi se kishte humbur çelsat e banesës dhe se autori mund të kishte hyrë brenda me atë të atyre çelsave por që autorët nuk e kishin besuar.

Dhe kështu ka rezultuar, pakistanezi ka qenë fqinj me çiftin, pasi jetonin në një banesë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese