Hapësire reklamuese

Rajoni

EMRI/ Shqiptari “kokëfortë” thyen traun e doganës greke, policia e ndjek për rreth 30 km, shoferi përplas makinën e tyre

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/ Shqiptari “kokëfortë” thyen traun e doganës

Një automjet i cili vinte nga Shqipëria ka thyer traun e doganës greke të Mavromatit (Qafe-Botë). Raportohet se shoferi i mjetit, Gardian Mirukaj,39 vjeç nga Lezha nuk i është bindur policëve për kontroll dhe ka shtuar shpejtësinë, duke thyer traun dhe më pas është futur në territorin grek.

Pas kësaj policia greke i është vënë nga pas, duke e ndjekur për rreth 30 km deri sa i kanë bllokuar rrugën brenda qytetit të Igumenicës.

Ndërsa është përpjekur për t’u larguar, shqiptari ka përplasur një nga mjetet e policisë, por fatmirësisht pa të lënduar. Drejtuesi është shoqëruar në policinë e Igumenicës, ndërsa mjeti po i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/ Sqarim Falë bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë Kufitare Sarandë dhe homologeve Greke, ndalohet drejtuesi i një automjeti, i cili nuk iu bind Policisë Kufitare Shqiptare dhe asaj Greke, duke kaluar në menyrë të jashtëligjshme pikën e kufirit në Qafë-Botë.

Ditën e sotme, në pikën kufitare Qafë-Botë, një automjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Gardjan Mirukaj, 39 vjeç, banues në Lezhë, ka kaluar pikën kufitare duke mos iu bindur urdhrit të Policisë për të kryer kontrollin dhe verifikimin e dokumentacionit, duke kaluar në territorin Grek në menyrë të jashtëligjshme dhe duke mos iu bindur për ndalim dhe Policisë Greke.

Si rezultat i bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë Kufitare Sarandë falë dhe shkëmbimit në kohë të informacionit, është bërë i mundur ndalimi i këtij shtetasi, në hyrje të Igumenicës, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjet nuk i është konstatuar asnjë send i jashtëligjshëm. Nga ana e Komisariatit të Policisë Sarandë do të kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu