Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Shqiptari kapet në "shtëpi bari", habit policët britanikë: Kam dy muaj që s'dal, më detyruan për shkak të...

Shkruar nga Newsbomb
Shqiptari kapet në "shtëpi bari", habit policët

Një i ri shqiptar është artestuar në Britaninë e Madhe, pasi u kap duke u kujdesur për bimët narkotike në një "shtëpi bari". Bëhet fjalë për shtetasin Klajdi Zalli, i cili u kap  mëngjesin e 15 marsit në pronën në Grenfell Town, Bon-y-maen.

Oficerët e Policisë hapën me forcë derën e ndërtesës, ndërsa 23 vjeçari tentoi të arratisej përmes kopshtit, por u arrestua nga policët. Ai u tha atyre se kishte qëndruar dy muaj pa dalë nga ferma e kanabisit.

Gjatë kontrollit, Policia britanike sekuestroi 122 bimë kanabisi me vlerë 5200 paund. I riu shqiptar tha para gjykatës se ishte detyruar që të të emigronte në Angli, për të fituar të ardhura, në mënyrë që të shlyente borxhin që nëna e tij kishte ndaj një bande në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese