Policia greke ka pikasur një mjet që vinte me shpejtësi nga kufiri me Shqipërinë dhe është vënë në ndjekje të tij. Sipas burimeve, në momentin që drejtuesi ka vënë re se po ndiqej nga policia ka shkaktuar shpejtësinë për t’ju shpëtuar, por policia greke ka mundur ta arrestojë në zonën e Artës.
Burime të policisë greke thonë se kanë arritur të arrestojnë një shqiptar 28-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur, ndërsa kanë gjetur dhe sekuestruar brenda mjetit të drejtuar prej tij 14 kg e 990 gram marijuanë.
Detaje të tjera në lidhje me operacionin pritet të bëhen të ditura në vijim