Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shqiptari kapet me 70 kg lëndë narkotike në Itali, 'kamuflohej' me djalin e tij 1-vjeçar (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Policia italiane

Një shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane pasi në bagazhin e makinës së tij u gjetën rreth 70 kilogramë lëndë narkotike.  

Bëhet fjalë për Ergys Holics, i cili njihej si biznesmen, ku menaxhonte makina me qira.

Aksioni për arrestimin e tij u zhvillua nga policia e Sarenissima. Policia e ndoqi të gjithë intinerarin e 35-vjeçarit shqiptar, mes Veronës, Milanos dhe Bergamos, teksa për të mos rënë në sy, ai mbante në makinë edhe djalin e tij 1-vjeçar.

Ai nuk e kishte vërejtur por ishte ndjekur nga karabinierët të cilët për një ditë të tërë ndoqën dhe vunë re lëvizjet, ndalesat dhe kontaktet e tij me njerëzit e tjerë pa e humbur kurrë nga sytë. 

Hashashi, marijuana dhe amfetamina janë llojet e drogave të kapura nga karabinierët.

Ata u gjetën brenda një makine me targë sllovake të përdorur nga Ergys Holics, i cili njihej edhe si Simone Bergamini.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.