Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Shqiptari kapet me 1.5 milion euro kokainë  në Itali, ja ku e kishte fshehur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6cd3b70699b03bf3471a25e00694a96f

Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me 22.5 kilogramë kokainë.  

Shqiptarit të natyralizuar në zviceran dhe banues për disa vite në Verzuolo në Itali iu gjet lënda narkotike pas një kontrolli rutinë i kryer nga policia në Cuneo, si pjesë e kontrollit të territorit.

Ata ndaluan një automjet tip Land Rover, i cili udhëtonte me shpejtësi të lartë dhe që drejtohej nga shqiptari. Policia nuk ka dhënë detaje për emrin e shtetasit, por vetëm moshën e tij, 50-vjeç.

Vëmendja e personelit të Policisë së Shtetit u tërhoq nga dy sediljet e përparme të makinës, të ankoruara në mënyrë të pazakontë në kornizën e makinës nga dy pllaka metalike.

Policët, pasi çmontuan sediljet dhe hoqën pllakat metalike, arritën të zbulonin një hapësirë të posaçme, ku gjendeshin 23 pako kokainë dhe një vlerë e vlerësuar prej rreth 1.5 milion euro.

Shqiptari kishte pasur edhe më parë precedent penal edhe asokohe për shitje të lëndëve narkotike.

Më shumë

spot_img
spot_img