Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
0.5kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
20 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Shqiptari i dyshuar për vrasjen e mësueses në Britani, mediet e huaja publikojnë pamjet dhe dëshmitë e fqinjëve, shpërndante pica me makinë (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia britanike ka arrestuar një shqiptar i cili dyshohet se është autori i vrasjes së mësueses Sabina Nessa, në një park në Londër. Mediet e huaja shkruajnë se shqiptari punon si shofer, i cili shpërndan pica.

36-vjeçari shqiptar u arrestua në orët e para të mëngjesit të së dielës, teksa policët bastisën shtëpinë e tij në Eastbourne, East Sussex.

Ndërkohë një i dyshuar i tretë mbetet i arrestuar për vrasjen që tronditi Britaninë, teksa një 40-vjeçar dhe një 38-që u arrestuan, por tashmë po hetohen në gjendje të lirë.

Një nga fqinjët e shqiptarit tha për mediat: “Është me origjinë shqiptar, por nuk e kemi parë prej një muaji. Vinte këtu në dyqan për rimbushje të celularit dhe për sende të vogla. Ishte person i padëmshëm, mbante gjithmonë kokën ulur”.

Një tjetër tha se ai: “Ishte person i qetë, nuk fliste kurrë, shpërndante porosi ushqimi me makinën e tij”.

Ndërkohë mediet e huaja kanë publikuar disa foto të marra nga një kamerë pranë zonës ku u vra 28-vjeçarja. Në këto foto shfaqet një burrë i veshur me bluzë të zezë, pantallona gri, ndërsa mban në dorë diçka të kuqe.

sh 1

Sendi të cilin ai mundohet ta fshehë, mendohet të jetë arma e krimit, por policia ka deklaruar se është ende duke e hetuar.  

Sabina Nessa u pa për herë të fundit të premten e 17 shtatorit, kur doli nga shtëpia për të shkuar në një lokal pranë shtëpisë së saj. Mëngjesin tjetër 28 vjeçarja u gjet e vdekur në parkun 150 metra pranë apartamentit.   

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img