Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1.5kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
17 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Shqiptari humbi jetën në vendin e punës, bashkëkombasit sigurojnë fonde për të sjellë trupin në atdhe (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Trupi i pajetë i shqiptarit i cili humbi jetën tragjikisht në Itali, do të kthehet në Kosovë falë një solidariteti të bashkëkombasve që jetojnë në Itali dhe Ballkan. 

44-vjeçari Bekim Kunushevci humbi jetën në një aksident tragjik në vendin e punës më 27 mars, pasi punonte në ndërtim dhe ra aksidentalisht, duke pësuar dëmtime të rënda në kokë. Ai u transportua në spitalin e Peruxhias, por fatkeqësisht ra në koma dhe pas tre ditësh ndërroi jetë.

Bekim Kunushevci jetonte prej vitesh në Itali dhe ishte babai i dy fëmijëve. Pas aksidentit tragjik, komuniteti kosovar, shqiptar dhe maqedonas që jetonte në Valtiberina, i ndihmuar nga disa italianë, organizoi një mbledhje fondesh për të mundësuar që trupi i pajetë i Kunushevcit të kthehej në atdhe.

Falë këtij organizimi u mblodhën 11,000 euro të cilat do të përdoren për të paguar shpenzimet ligjore, arkivolin, transportimin e arkivolit dhe varrimin. Ajo që mbetet do t’i dhurohet gruas dhe fëmijëve.

Më shumë




spot_img








spot_img