Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shqiptari gati të shkruaj historinë, garon për deputet në Parlamentin e Zvicrës

Shkruar nga Newsbomb
Shqiptari gati të shkruaj historinë, garon për deputet në

Shqiptari Përparim Avdili po synon një ulëse deputeti në nivel nacional në Parlamentin e Zvicrës, si kandidat i Partisë Liberale. Ai prej vitesh është përfaqësues në parlamentin e Cyrihut, dhe tani është gati që më 22 tetor të shkruajë historinë si shqiptari i parë i zgjedhur me votë në Parlamentin nacional të Zvicrës.

Përparim Avdilin konsideron se ka çështje, të cilat mund të trajtohen më shumë në nivel nacional se sa në atë lokal ose kantonal, dhe kjo është arsyeja përse ai ka vendosur të kandidojë për këtë nivel në zgjedhjet e 22 tetorit 2023 në Zvicër.

Përveç punës së tij si asamblist dhe kryetar i FDP-së për Cyrih, ai njihet si mbajtës i shumë aktiviteteve shoqërore që lidhen, veç tjerash edhe me komunitetin shqiptar të Zvicrës.

Politikani me origjinë shqiptare bën pjesë edhe në kreun e klubit futbollistik të Cyrihut “FC Kosova”, është bashkiniciator i subjektit “Swissalbs” që bën bashkë sipërmarrësit shqiptarë të Zvicrës.

Në një prezantim fundit, duke folur për rolin e politikanit të ri si model, shembull për t’u ndjekur nga të rinjtë me prejardhje të huaj, respektivisht nga ata shqiptarë, Avdili ka thënë se ai ka zhvilluar shumë aktivitete drejt arritjes së këtij synimi.

Përparim Avdili ka shtuar se pjesëtarët e komunitetit tonë nuk mjafton vetëm të kënaqen me të drejtat që u ofron pasja e pasaportës zvicerane. Ata duhet të jenë të gatshëm të bartin edhe detyrime, si shtetas të këtij vendi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese