Babai i tre fëmijëve që jeton në Kanada, Gazmen Hashani ka treguar se fillimisht nuk e kishte besuar se kishte fituar 1 milionë dollarë në lotarinë “Lotto Max” dhe e kishte skanuar dy herë biletën. 49-vjeçari ka rrëfyer se kur ia tregoi lajmin gruas ajo nisi të dridhej dhe lumturohej.
“Bileta e fundit që kontrollova thoshte 1 milion dollarë. Nuk mund ta besoja dhe e skanova edhe dy herë të tjera. Kur tha të njëjtën gjë, e futa shpejt biletën në xhep. Kur i thashë gruas se fitova 1 milion dollarë, ajo filloi të dridhej. Ajo ishte shumë e lumtur dhe e emocionuar për familjen tonë” tha ai.