Hapësire reklamuese

Bota

Shqiptari dëbohet nga Anglia pasi udhëtoi nga Londra në Hull dhe u kap me hashash, justifikimi: Erdha këtu se droga është më e lirë (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Një shqiptar i quajtur Atiljo Abedini u largua nga shtëpia e tij në Londër sepse kanabisi ishte më i lirë për t’u blerë në Hull.

Ai qëndroi në Hull për dy javë, duke fjetur në hotele dhe makinë, para se të kapej nga policia me kanabis në vlerën e 900 paundëve, si edhe me 615 “cash”.

Oficerët e gjetën kanabisin e mbështjellë në 14 pako në makinën e tij “Mercedes Benz B Class”, të futur në një çantë sportive.

Prokurori zbuloi në gjykatë se Abedini ishte një emigrant i paligjshëm, i cili kishte arritur në Angli një vit më parë.

"I pandehuri erdhi në Hull sepse kanabisi ishte shumë i shtrenjtë në Ilford. Ai kishte jetuar në Hull për rreth dy javë, fillimisht në hotele, por kohët e fundit kishte qenë duke fjetur në makinën e tij”, tha prokurori.

Shqiptari u dënua me 10 muaj burg, ndërsa më pas do të dëbohet nga Anglia dhe do të dërgihet në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu