Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
3.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Shqiptarëve nuk u mbajnë nervat, Izraeli na mposht në “Elbasan Arena” (Video)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

edeae8f1045633d3287bbb7bddc4f3ac

Një takim që më shumë vendoset nga vendimet e arbitrit, se sa ajo që u pa në fushën e lojës. Një 11-metërsh fantazmë, dhe një rast i diskutuar me Berishën. Shqipëria pëson disfatë në “Elbasan Arena”, teksa mundet me rezultatin 3-0 nga përfaqësuesja e Izraelit.

Pjesa e parë vendoset nga një 11-metërsh fantazëm i akorduar në disfavor tanëve. Gjimshiti ndërhyn në zonë dhe për gjyqtarin është penallti. Zahavi nuk gabon nga pika e bardhë dhe kuqezinjtë e mbyllin 45 minutëshin e parë në disavantazh të një goli.

Në pjesën e dytë Shqipëria mbetet me 9 lojtarë në fushën e lojës për shkak të kartonit të kuq që gjyqtari dha për portierin Etrit Berisha.

Por gjyqtari nuk është mjaftuar me kaq, ai akordi penalltinë e dytë për Izraelin, por Alban Hoxha që zëvendësoi në portë Berishën, bëri mrekullinë duke pritur penalltinë.

Pak minuta pasi Hoxha u mohoi golin, Izraeli arriti të shënojë golin e dytë në “Elbasan Arena”.

Në minutën e 83-të, miqtë shënojnë golin e tretë dhe të fundit të një ndeshjeje që kërkon analizë të thëllë në kampin kuq e zi.

Komenti i ndeshjes minutë pas minute


Berat Gjimshiti ndëshkohet me karton të kuq by newsbomb-al


Goli i parë i Izraelit by newsbomb-al

Berisha ndëshkohet me të kuq by newsbomb-al


Goli i dytë i Izraelit by newsbomb-al


Goli i tretë i Izraelit by newsbomb-al

[iframe frameborder=”0″ width=”560″ height=”315″ src=”//www.dailymotion.com/embed/video/x51shmc” allowfullscreen ]
Alban Hoxha pret penalltine by newsbomb-al

Më shumë

spot_img
spot_img